Ferma VIP 3 do të nisë së shpejti. Tradita e programit thotë se pranvera është stina e nisjes së tij, ndaj ne jemi sy e veshë nga marsi për të marrë vesh gjithçka për fermën. Mes dëshirës për të marrë vesh emra, personazhe, ajo që është përfolur këto kohë është: kush do ta moderojë? Mes emrave, më i përfoluri është ai i Arbana Osmanit. Kjo e fundit nuk ka reaguar ndaj lajmeve, por prit pak, një “story” ndryshoi çdo gjë. Producentja e njohur Holta Kolaneci ka publikuar në “Instastory” një moment nga Festivali i Sanremos, ku i ka bërë tag Arbanës.
“Ja arritë ta trajnos në Sanremo Achille Lauro-n o @arbanao”, shkruan ajo krahas fotos.
“Kryeplaku qe dua”, ia kthyer Arbana, duke hedhur dyshimet se në krye të Ferma VIP 3, do të jetë pikërisht ajo.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por duket hëhë, ku ka zë, s’është pa gjë.








