Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Kthehen në skenë Luftar Paja dhe Zyliha Miloti, ja tri shfaqjet në “Teatrin Eksperimental”

25/02/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A

“Made in Albania”, drama e Altin Bashës bashkon Zyliha Milotin e Luftar Pajën





“Made in Albania”, është drama më e re e Stefan Çapalikut dhe pjesa e tretë e “Triologia Albanica”, ku bëjnë pjesë edhe monodrama “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”. “Made in Albania” i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vërtetës, thelbësores, të “padukshmes”. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”. Regjisor i produksionit do të jetë Altin Basha, në bashkëpunim me të cilin autori ka pasur një sukses ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan çmimin e parë me “Allegretto Albania”. Kjo shfaqje do jetë produksion i mbështetur nga “Bashkia e Tiranës” dhe “Teatri Kombëtar Eksperimental”. Skenografe dhe kostumografe do jetë Iliriana Loxha, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Endri Sina. Në rolet kryesore do të interpretojnë Zyliha Miloti, Luftar Paja si dhe 11 aktorë të tjerë më të rinj. Mendohet që premiera të jetë në javën e parë të muajit Prill.

“Të çmendurit Adams”, komedi muzikore tek “Teatri Eksperimental”


“Të çmendurit Adams” është një komedi e re muzikore që ka për qëllim edukimin përmes argëtimit të publikut nga 14 vjeç e sipër. Ajo vihet në skenë në datat 5-19 mars. Përmes lojës profesioniste të aktorëve, kërcimeve apo këngës totalisht ‘live’, sigurohet argëtimi i publikut familjar për plot 80 min. Një shfaqje ku preken mjaft tema universale, ndër të cilat më kryesorja është ajo e vlerave të familjes. Ku gjenden ato? Një familje në aparencë e “çuditshme” përballë familjes tradicionale. Një histori fantastike dashurie mes dy adoleshentëve dhe një makth për çdo baba. Wdnesday Adams, dikur një vogëlushe e mbushur me ligësi të hijshme e të papërmbajtshme, që do të helmonte vëllain e vet vetëm për një xhiro me ambulance, tashmë është rritur dhe ka gjetur dashurinë. Fatkeqi Lukasi, një djalë i ëmbël e romantik nga një familje e zakonshme, të cilin familja Adams nuk e ka njohur asnjëherë. Dhe sikur të mos mjaftonte, Wdnesday i rrëfen dashurinë të atit dhe i përgjërohet të mos i tregoj të ëmës. Tashmë Gomez Adams, duhet të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë më pare, të mbajë një sekret nga gruaja e tij që e adhuron aq shumë saqë puth edhe tokën ku ajo shkel, Morticias. Gjithçka do të ndryshojë për familjen Adams brenda një nate kaotike kur Lukas dhe prindërit e tij “normalë” ftohen për darkë nga të “çmendurit” Adams. Premtohet argëtim ferri me drita të ndezura në sallë. Endri Çela-Regjisor/Përkthyes; Erjon Medha-Drejtues muzike; Aledia Kondaj-Koreografe; Sofi Kara-Kostumografe dhe Beqo Nanaj-Skenograf. Shfaqja vjen me aktorët: Elidon Alika, Adriana Tolka, Ina Morinaj, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Dajana Nenaj, Andi Begolli, Donald Shehu, Vlera Pylla, Anderson Gurra, Ermir Jonka, Oriada Zeza, Françeska Hysi dhe Aldjon Matarangasi.

Johan Padan dhe Amerikat, katër ditë në teatër

“Johan Padan dhe Amerikat” do të risjellë në skenë aktorin Arben Berhemi i cili me tekstin e Dario Fo dhe regji të Milto Kutalit do të tregojë historinë e njerëzimit parë nga sytë e një mashtruesi, nga dita e enjte deri të dielën (datat 25, 26, 27 dhe 28 shkurt), në ora 19:00 në “Teatrin Eksperimental”. Ajo është një ndër veprat më të bukura të nobelistit dhe dramaturgut të famshëm, e cila shpalos në këtë komedi, 12 karaktere në 6 dialekte për 1 orë e gjysëm, e flet gjihashtu për historinë e njerëzimit e parë nga sytë e një mashtruesi. Kjo vepër vjen në shqip në tetë dialekte të ndryshme. Ashtu si Dario Fo e shkruajti në dialekte të ndryshme të gjuhës italiane, edhe regjisori Kutali ka ndjekur të njëjtën skemë për ta sjellë në shqip.

Tags: johan padan dhe amerikatmade in albaniaShfaqjette cmendurit adamsteatri eksperimentaltri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Njihuni me  ’10 femrat më të nxehta shqiptare’ të 2015

Transformimi i Zajminës, nga një femër seksi, në një arkitekte zyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera