Armina Mevlani është një nga blogger-et më të njohura në Shqipëri, por pavarësisht se nuk mungon në asnjë event të rëndësishëm, ajo gjithmonë gjen kohë për veten e saj. Armina ka zbuluar nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’ se së shpejti do të kthehet në ishullin e Mykonos bashkë me mikeshat e saj më të ngushta, pasi kjo ishte si një traditë mes tyre. ‘Këtë herë kthehem në Mykonos ndryshe, së bashku me mikeshat e mia të ngushta, pasi ne kemi një traditë që nga viti 2008 se gjithmonë bëjmë një udhëtim të gjithë miqtë e fëmijërisë, pavarësisht se ku ndodhemi. Kemi qenë në Spanjë, Greqi, Turqi, Amerikë, Itali dhe tani.. Mykonos’, ka shkruar blogger-ja. Kujtojmë se përveç punës si blogger-e, tani Armina është kthyer dhe ne biznesmene, duke qenë se pak kohë më parë ajo dhe Jonida Maliqi erdhën si ortake në ‘Delirium Shop’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/By5JDNcFRRP/?igshid=17onpagmb6tbj