• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ku do ta shohim këtë sezon Arjola Shehun? Zbulohen detajet e kontratës me televizionin e njohur

Hera e fundit kur moderatoren simpatike, Arjola Shehu, e pamë me një emision ishte kur ajo drejtoi për një sezon televiziv programin ‘Kush Vjen Për Drekë’, në ekranin e ‘Tv Klan’. Pas këtij momenti ajo u angazhua me prezantimin e ‘Netët e Klipit Shqiptar’ dhe më vonë zbuloi se do të prezantojë edhe ‘Miss Shqipëria’.

Mirëpo së fundmi burime për ‘Indeksonline’, kanë treguar se Arjola është në prag të nënshkrimit të një kontrate me drejtuesit e ‘Ora News’. Shehu pritet të moderojë një emision i cili do të ketë të ftuar në studio dhe intervista rreth botës së ‘showbiz-it’.

Deri më tani Arjola ka zgjedhur që mos të bëjë publik asnjë detaj lidhur me këtë projekt, megjithatë me nisjen e muajit shtator pritet zbulohen të reja të tjera nga projektet e ardhshme të moderatores./revistawho.com