Sezoni i ri televiziv në ‘Top Channel’ duket se do të ketë shumë ndryshime dhe këtë e ka provuar dhe promo e fundit e programit sportiv ‘Procesi Sportiv’, i publikuar në faqen zyrtare në ‘Instagram’.
“@procesisportiv.official nga data 7 Shtator, ora 22:55 në @topchannelalbania me @edmanushi! #ProcesiSportiv⚽️”, shkruhet krah videos ku i vetmi imazh femëror është Alesia Bami, duke lënë të kuptohet se moderatorja e njohur, Nevina Shtylla nuk do të rikthehet në formatin sportiv ku u përfol se do të shihej këtë sezon të ri.
Vetë Shtylla ka ndarë disa video në ‘Instastory’ midis natyrës, duke treguar se është duke xhiruar spotin e radhës, me të cilin do të shfaqet në ekran, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.
Kujtojmë se momentalisht është konfirmuar lajmi se drejtimi i formatit ‘Përputhen’ i është besuar moderatores Bora Zemani, pas një sezoni të suksesshëm nën drejtimin e Nevina Shtyllës brenda fashos së orarit në programin e së dielës ‘E diell’.
Nuk dihet ende se në cilin format do të shfaqet Nevina këtë sezon, megjithatë në një intervistë ekskluzive për ‘Revista Who’, ajo ka pohuar se këtë fillim shtatori do të vijë me shumë ndryshime dhe përgjegjësi të reja, të cilat nuk i ka pasur më parë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CEZWEzKFbcd/







