Dua Lipa thuhet se është në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras.
Këngëtarja 27-vjeçare, u pa në Londër 41-vjeçarin.
Kamerat e kanë kapur duke mbajtur një distancë pas saj me një pallto të zezë dhe një kapelë të zezë bejsbolli, që ia mbulonte një pjesë të fytyrës.
Më pas të dy u fotografuan bashkë në sediljet e pasme të një makine.
“Dua dhe Romain kanë qenë duke bërë takime në heshtje për disa muaj”, tha një burim për “The Sun”.
“Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku. Dyshja u takuan me miqtë e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj”, tha më tej burimi.
“Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”.








