Dashi – Destinacioni: Aurora Borealis Glass Igloos, Finlandë
Duke fjetur në igloo qelqi nën dritat veriore në Lapland. Mund të ecni në pyjet e freskëta alpine gjatë ditës, të pushoni me një sauna në mbrëmje, më pas të përfundoni natën me pamje mahnitëse të Aurora Borealis nga komoditeti i shtratit tuaj.
Demi – Destinacioni: Eksplorimi i “Qytetit të Humbur” të Petrës, Jordani
Një vend sfidues dhe emocionues. Ky udhëtim do ju bëjë të ndiheni të gjallë. Pse të mos eksploroni mrekullinë e lashtë arkitekturore që është Thesari në Petra? Me terren të thyer dhe një histori magjepsëse, ky “qytet i humbur” i lashtë sigurisht që do të frymëzojë ndjenjën tuaj të aventurës.
Binjakët – Destinacioni: Muzeu Hopping në Amsterdam, Holandë
Binjakët kanë nevojë për një vend stimulues intelektual dhe një atmosferë të gjallë për të mbajtur kureshtjen. Amsterdami është më i miri i të dy botëve. Holanda është vendi më i dendur me muze në botë, me më shumë muze për kilometër katror se çdo vend tjetër! Dhe ka rreth 85 prej tyre në Amsterdam, duke filluar nga emocionuese deri tek të çuditshmet. Pastaj sigurisht, Amsterdami është i famshëm për festat.
Gaforrja – Destinacioni: Fermë-Qëndrim në një vresht Toskan, Itali
Çfarë mund të jetë më mirë se ushqimi i mirë, vera e mirë dhe shoqëria e mirë në një fshat të mrekullueshëm italian? Gaforret shpesh duan të udhëtojnë me më të afërmit dhe më të dashurit e tyre, prandaj shijoni Italinë me familjen, me dikë tuaj të veçantë ose një grup miqsh tuaj më të ngushtë, duke kaluar kohë cilësore së bashku në një vend aq të bukur dhe historik për kujtime të dashura.
Luani – Destinacioni: Nairobi, Kenia
Luanët e duan të jashtëzakonshmen dhe kështu për shpirtin aventuresk dhe luksoz të Luanit, duhet një qëndrim një herë në jetë në Manorin e Gjirafave të Kenias. Ky boutique hotel madhështor dhe historik ndodhet në 140 hektarë ku gjirafat Rothschild bredhin lirshëm (dhe duan të vijnë në dritare për një takim të rrallë personal). Është një destinacion ideal për shumë njerëz që pak do ta përjetojnë gjatë jetës së tyre.
Virgjëresha – Destinacioni: Turne Onsen në Japoni
Virgjëreshat priren të duan një pushim relaksues, sepse ata janë vetë prodktivë. Pse të mos e kanalizoni atë energji për t’u kujdesur për trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj me një turne nëpër Japoni? Ju e dini se po bëni diçka të mrekullueshme për mirëqenien tuaj fizike dhe emocionale duke marrë gjithashtu relaksin që ju nevojitet. Plus, kultura e pasur e Japonisë do të mbajë mendjen dhe shpirtin të stimuluar.
Peshorja – Destinacioni: Cappadocia, Turqi
A ka ndonjë gjë më romantike sesa të shohësh njëqind balona me ajër të nxehtë që ngrihen në qiellin rozë në agim? Ose ndoshta do të preferonit të fluturoni në qiell me të dashurin tuaj dhe të dëshmoni oxhaqet e zanave të Kapadokisë nga lart. Gjithashtu Peshoret mund të kënaqen duke nxjerrë në pah bukurinë e tyre të brendshme me një hamam. Për më aventurierët, mund të eksploroni gjithashtu tunelet labirintike që të çojnë në qytetet nëntokësore.
Akrepi – Destinacioni: Kalaja e Drakulës, Transilvani, Rumani
Për shkak se Akrepi shpesh tërhiqet nga çdo gjë tabu, okulte, e fshehtë ose ndryshe misterioze që ata mund ta hetojnë… pse të mos eksploroni një nga legjendat më të famshme të errëta nga të gjitha? Kalaja Gotike Bran është një kështjellë e mbështjellë me mitin dhe tmerrin e askujt tjetër veç Kontit Drakula. Adhuruesit e historisë do t’i pëlqejnë shumë fshatrat mesjetare në Rumani dhe gjithashtu mund të habiteni kur të mësoni se Rumania ka një kulturë të madhe spa – shtëpia e një të tretës së të gjitha burimeve termale të Evropës dhe rreth 160 vendpushime banjash!
Shigjetari – Destinacioni: Machu Picchu, Peru
Shigjetari ka nevojë për një aventurë që hap mendjen drejt një bote me mundësi të reja. Pra, merrni parasysh një udhëtim për të zbuluar Perandorinë Inkase. Është një udhëtim rigoroz me një histori magjepsëse dhe të shohësh rrënojat e lashta të Machu Picchu-s sigurisht që do të frymëzojë.
Bricjapi – Destinacioni: Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Rrokaqiejt vezullues dhe oazet e krijuara nga njeriu të vendosura në shkretëtirën e errët? Dubai është i pasur me pasuri dhe kompleksitet të jashtëzakonshëm – me shumë për të parë dhe bërë.
Ujori – Destinacioni: Koreja e Jugut
Për shkak se Ujori e vlerëson kaq shumë individualitetin dhe pavarësinë, pse të mos eksploroni kulturën unike të Koresë së Jugut? Nga veshja në Hanbok tradicional për të eksploruar pallatet dhe tempujt e lashtë, te koncertet, te ecja nëpër terrene malore – Koreja e Jugut i ka të gjitha.
Peshqit – Destinacioni: Maldive
Ku ka më mirë se det, diell, rërë e bardhë dhe qetësi për Peshqit? Maldive do tëishte vendi perfekt për tu relaksuar, shijuar një kokteijl dhe marrë disa ditë pushimi larg zhurmës së qyteteve.