Përveç diskutimit të vendimeve të para të Presidentit të ri Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një tjetër dilemë flitet për Shtëpinë e Bardhë. Ku është Zonja e Parë? Ku u “zhduk” Melania. Mediat shkruajnë se vajza e madhe e Donald, Ivanka Trump ka uzurpuar rolin e Zonjës së Parë, teksa gruaja e Presidentit është rikthyer në Neë York që i biri të frekuentojë shkollën.
E para Zonjë e Parë që jeton jashtë Shtëpisë së Bardhë
Modelja sllovene është e para bashkëshorte e Presidentit të SHBA që jeton jashtë Shtëpisë së Bardhë prej vitit 1853. Nga ana tjetër Ivanka po hedh hapat si Zonjë e Parë. E kanë bërë dhe vajzat e Presidentëve paraardhës por vetëm në rastet kur ata kishin mbetur të ve. Ishte pikërisht Ivanka që shoqëroi të atin në vizitën e marinsit të vrarë në Jemen. /revistawho.com