Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kujdes! Nesër nisin shirat e rrëmbyeshëm Bashkia e Tiranës merr masat

05/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kujdes! Nesër nisin shirat e rrëmbyeshëm Bashkia e Tiranës merr masat

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar qytetarët se duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe ditën e nesërme parashikohen shira të rrëmbyeshëm që mund të sjellin përmbytje.





Kryebashkiaku ka mbledhur sot shtabet e emergjencave që të jenë në gatishmëri për ditën e nesërme.

Po kështu, Bashkia u bën apel qytetarëve që të evitojnë daljet e panevojshme me nisjen e shirave.


NJOFTIMI

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët e saj se gjatë orëve në vijim dhe gjithë ditës së nesërme, sipas parashikimeve nga rrjetet meteorologjike vendase dhe të huaja, pritet një mot i keq me sasi të mëdha dhe reshje të dendura shiu, në nivele të atilla saqë mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e disa prej rrugëve problematike të kryeqytetit.

Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thirrur sot shtabin e emergjencave për të ndarë detyrat për 24 administratorët dhe për të gjitha ekipet lokale të ndihmës, si dhe marrjen e të gjitha masave për përballimin e problematikave që mund të shfaqen gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme.

Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet e saj për të ndërhyrë e ardhur në ndihmë të qytetarëve për çdo situatë emergjente që mund të krijohet. Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe do të jenë në terren, në shërbim të qytetarëve nga mbrëmja e sotme, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, gjatë natës së sotme dhe paradites së nesërme, kur pritet që intensiteti i reshjeve të jetë më i lartë se zakonisht, të shmangin qarkullimin e panevojshëm. Po ashtu, Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që jetojnë në zonat rurale, që të marrin masa e të mos frekuentojnë brigjet e lumenjve në zonat që paraqesin rrezikshmëri.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar edhe rrugët më problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar, si dhe do të ketë në terren, gjatë gjithë natës së sotme, 1200 punonjës dhe mbi 60 mjete, në ndihmë të qytetarëve në rast nevoje.

Bashkia e Tiranës do të bëjë çmos për të adresuar çdo problematikë që mund të lindë për shkak të rreshjeve të shiut gjatë orëve në vijim, por kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Tiranës për çdo shqetësim që ata mund të hasin, qoftë me trafikun e rënduar, qoftë me bllokimin e rrugëve që shfaqen si problematike pas rreshjeve të dendura të shiut.

Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni Bashkinë e Tiranës në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465, Zjarrfikëset në numrin 112 ose administratorin e njësisë tuaj administrative.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Armata femërore e Hillary Clinton (Gratë e suksesshme që financojnë fushatën dhe stafi i afërt i saj)

Armata femërore e Hillary Clinton (Gratë e suksesshme që financojnë fushatën dhe stafi i afërt i saj)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera