Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

KUJDES / Pishinat, ja këshillat që ju mbajnë larg sëmundjet infektive

17/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
KUJDES / Pishinat, ja këshillat që ju mbajnë larg sëmundjet infektive

 





Një hedhje në pishinë për të gjetur pak shpëtim nga i nxehti do t’i pëlqente të gjithëve, por çfarë rreziku na pret pas kësaj? A janë të vërteta shqetësimet e njerëzve për ujin e pishinave? A ekziston mundësia e prekjes nga ndonjë sëmundje infektive dhe si mund të shmanget kjo? Këshilla të dobishme që do t’ju bëjnë të lini mënjanë frikën vijnë në ‘revistawho.com‘…

Sëmundjet infektive në pishina


Sëmundjet më të zakonshme që vijnë nga larja në pishina, sipas specialistëve janë infeksionet e veshit dhe llojet e ndryshme të infeksioneve të lëkurës, të favorizuara nga prania e mikrorganizmave të padukshëm në ujë.

Të gjitha këto vijnë nga mirëmbajtja e dobët e impianteve të pastrimit si dhe nga temperatura e papërshtatshme e ujit. Specialistët thonë se shkak për këto sëmundje janë edhe sekrecionet e ndryshme nga trupi i njeriut. Por rreziku më i madh vjen nga prania e bakterit stafilokok që gjendet në lëkurën e dëmtuar, pra kur kemi ndonjë plagë apo të vrarë.

Këshillat, ja çfarë nuk duhet të bëni në pishina

Patrizia Laurent, doktoreshë e higjenës në Universitetin Katoik të Romës këshillon: “Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur, ndotet uji i saj”. Një tjetër këshillë kur nuk duhet të laheni në pishina. Kur keni temperaturë, nuk duhet të shkoni në pishinë, e njëjta gjë edhe kur keni një dhimbje të thjeshtë fyti. Këto raste, sipas specialistëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokokut. Për të reduktuar deri në minimum rriskun e infeksioneve, edhe një dush i thjeshtë para larjes mund të bëjë shumë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80%  të florës bakteriale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne. Ashtu siç kanë vëretuar shumë hulumtime, klori nuk mjafton për të siguruar higjenën totale në pishinë. “Një shembull i mirëmbajtjes së dobët në pishina është shfaqja e legionellës, një bakter që riprodhon veten në temperatura nga 20 gradë celsius deri në 45 gradë celsius. Ky mikroorganizëm rritet brenda impianteve hidraulike, duke u përhapur edhe në dushe e rubineta”, shton doktoresha Laurenti. Dizifektuesit me bazë klorin formojnë kompozime organoklorikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që notojnë mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës. Dëshira për ta gëzuar pishinat, nuk përbën më një problem. Mjafton thjeshtë të vëmë në veprim ato pak këshilla të thjeshta që zvogëlojnë në minimum rrezikun e infeksioneve të bezdisshme.

Tags: Pishinat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post

Ledioni gatuan për Sarën dhe ajo i jep notën...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera