Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kujdes! Zbuloni gabimet e femrave në herën e parë

26/10/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A

Cilat janë gjërat që nuk duhet të bëni kur flini për herë të parë me të dashurin? Ka shumë gjëra që luhen në mes, kur flini për herë të parë me të dashurin tuaj. Dhe nuk është thjesht çështje kënaqësie seksuale. Seksi bashkë ju njeh me një anë tjetër të partnerit dhe të vetes tuaj; ju krijon një afrimitet të ri, i cili mund t’ju lidhë më shumë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër, mund t’ju largojë. Mund të mos jetë përvoja më e mirë seksuale që do të keni me njëri-tjetrin, por funksionon si një lloj ‘parathënieje’ të asaj që do të vijë më pas. Që hera e parë të mos ndikojë për keq në lidhjen tuaj, ja çfarë duhet të mos bëjnë femrat kur kryejnë marrëdhënie për herë të parë:
Të përpiqeni të krijoni skena prej pornostaresh
Është e kuptueshme që çdo femër dëshiron t’i lërë të dashurit një shije të mirë gjatë herës së parë, por e mira është që t’ia lini disa gjëra imagjinatës. Kur kryeni për herë të parë marrëdhënie, ju ende nuk e njihni egon seksuale të partnerit ndaj nuk mund të eksperimentoni menjëherë me pozicionet seksuale apo me të brendshme lëkure alla ‘50 hijet e Greit’. Këto gjëra lërjani të ardhmes. Sa për fillim, qëndroni tek teknikat klasike dhe përqendrohuni që në herët e para të njihni mirë shijet e partnerit.
Të kryeni marrëdhënie pa mbrojtje
I njëjti arsyetim si në rastin e parë: në herën e parë zakonisht nuk dini pothuajse asgjë për zakonet seksuale të të dashurit tuaj. Nuk mund ta dini për shembull, nëse atij i pëlqen që kur është i lirë, të kërkojë kënaqësi në vajza që ndoshta i njeh prej 2 ditësh. Këto zakone janë një rrezikshmëri për t’u infektuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme ndaj është shumë e rëndësishme të jeni të blinduara! Nga ana tjetër, nëse ai është një djalë tipikisht ‘i mirë’, mund të ketë njëfarë kohe pa kryer marrëdhënie dhe ju nuk do të donit një fëmijë prej tij që në fazat e para të lidhjes.
Të silleni si të turpshme të nesërmen në mëngjes
Ti je një vajzë e rritur, dhe ke marrë një vendim prej të rriture kur vendose të kalosh natën me të dashurin tënd. Nuk ka asgjë për t’u ndjerë në siklet të nesërmen. Është e natyrshme që të ndihesh çuditshëm pasi ke kryer marrëdhënie për herë të parë, por duhet të përpiqeni të dukeni po aq të sigurta në vetvete edhe të nesërmen në mëngjes. Mos kini frikë ta puthni, ta ngacmoni të dashurin tuaj. Dhe diçka tjetër e rëndësishme: mos i jepni të kuptojë nëse keni pasiguri për trupin tuaj: ai ka qenë brenda tij, ju ka parë dhe ju ka ndier. Nëse i jepni të kuptojë se ndiheni çuditshëm do ta bëni edhe atë të ndihet në siklet, sa mund të trembet për të pasur një përvojë të dytë.
Ta zgjasni shumë qëndrimin me të
Ka shumë ndjenja që ndërthuren brenda të dyve ju gjatë herës së parë. Dhe me shumë mundësi njëra prej tyre është të doni të rrini sa më gjatë pranë tij. Nëse jeni në shtëpinë e tij, kaloni pak kohë së bashku në mëngjes, gatuani diçka për të ngrënë, por mos kaloni aty gjithë paraditen sidomos kur ai ka edhe gjëra të tjera për të bërë, shkruan Anabel. Kështu që thojini se ju duhet të ikni, falenderojeni për natën e kaluar bashkë dhe vazhdoni edhe ju jetën tuaj. Në këtë mënyrë i tregoni se edhe ju keni të tjera prioritete në jetë përveç tij, të cilat nuk kanë ndryshuar vetëm sepse kryet marrëdhënie me të.






Tags: femratgabimehera e pareSeks
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
Next Post

Elvana Gjata tërheq vëmendje rrugëve të Italisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera