Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kujdesi për qerpikët dhe vetullat

31/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Kujdesi për qerpikët dhe vetullat

Qerpikët e rinj dalin çdo disa javë. Kujdesi shtëpiak ka rekomanduar maskën klasike me anë të vajit të ricinit. Ajo mund të jetë e dobishme, por është shumë jo praktike dhe ju me siguri nuk doni të keni sy të yndyrtë, të njollosur dhe të fryrë. “Talika Lipocils Expert” është i vetmi preparat për nxitjen e rritjes së qerpikëve. Pas katër javësh qerpikët bëhen më të dendur, më të errët, më të gjatë dhe më të lakuar. Ky xhel përdoret lehtë sikur maskara apo lapsi i syve në gjatësinë e skajshme të qerpikëve dhe përgjatë linjës së rritjes, në rrënjë të qerpikëve, në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër. Sapo të thahet xheli, mund të vendosni maskarën apo ndonjë grim tjetër. Efekt të nyejt ka edhe “Lipocils” për rritjen e vetullave për vetulla më të dendura.





Mënjanimi i grimit

Përdorni maskarë rezistuese ndaj ujit? Mos përdorni vajra për fëmijë, që janë të mira për prapanicën e foshnjave, e kapakët e syve tuaj do të mbesin të yndyrtë, të irrituar dhe të fryrë. Përdorni preparate pa yndyrë që janë të bërë veçanërisht për mënjanimin e grimit, i cili nuk ka nevojë të shpërlahet.


Zgjatja e qerpikëve

Qerpikët zgjaten me përdorim të maskarës, me qerpikë artificialë ose me fije të veçanta dhe i japin qerpikëve pamje më të gjatë dhe më të dendur. Sa u përket vetullave, ato mundeni t’i vizatoni me laps, por gjithmonë zgjidhni një ngjyrë më të shndritshme se sa ngjyra natyrale e tyre. Një trik i mirë është edhe vendosja me anë të brushës së pak hijes për sy. Mund të përdorni edhe një xhel të tejdukshëm, i cili përmban mikrofije të cilat kur vendosen në linjën e vetullave kombinohen me vetullat tuaja. Ato lehtë hiqen me një mënjanues të thjeshtë grimi.

Lakimi i qerpikëve

Aparatet për lakimin e qerpikëve ndihmojnë që qerpikët të duken më të gjatë dhe më joshës dhe që shikimi të jetë më tërheqës. Lakuesit mekanikë shtrëngohen për përafërsisht dhjetë sekonda dhe menjëherë pas lakimit bendoset maskara. Për një lakim më efektiv ekzistojnë edhe lakues me bateri të cilët punojnë me princip të njëjtë sikur “figaro” për flokë. Efekti është edhe më i shpejtë edhe më i mirë.

Maskara

Vendosja e maskarës do të thotë fundi i grimosjes. Duke pasur parasysh se a doni që qerpikët tuaj të duken më të gjatë apo më të dendur, zgjidhni një maskarë, e cila në mënyrë vizuale i zgjat apo ia shton vëllimin qerpikëve tuaj. Së pari lyeni qerpikët e poshtëm, qerpikët e lartë i lyeni së pari përmbi e pastaj pjesën nën të. Në mes të dy shtresave të maskarës qerpikët i krihni me një brushë të thatë, të cilën e keni ruajtur prej maskarës së mëparshme të harxhuar. Mos vendosni më shumë se dy shtresa për të evituar gungat, njollosjen dhe dukjen e parregullt. Për dukje më të bukur të syve dhe qerpikëve përdorni lapsin për sy, i cili është në modë këtë vit.

Tags: qerpiketvetullat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Pse duhet t’i konsumojmë frutat e detit?

Pse duhet t’i konsumojmë frutat e detit?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera