Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kujdesi për zonën intime është shumë i rëndësishëm, këto këshilla duhet t’i lexoni patjetër

02/05/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Kujdesi për zonën intime është shumë i rëndësishëm, këto këshilla duhet t’i lexoni patjetër

Zona intime e çdo femre është një ekosistem unik, ku banojnë gati mbi 100 lloje mikroorganizmash. Midis tyre gjenden baktere të familjes së Laktobacileve, produkti metabolik i të cilave, acidi laktik, mbron mjedisin vaginal nga bakteret shkaktarë të sëmundjeve, nëpërmjet pH acid që jep pH <4.5.





Sidoqoftë, një numër faktorësh si higjiena intime jo e përshtatshme, mund të çrregullojnë ekuilibrin e mjedisit vaginal, duke sjellë më pas edhe probleme shëndetësore në shëndetin e gruas. Kështu që, kujdesi për pjesën me delikate të trupit duhet marrë shumë seriozisht.

 


  • Asnjëherë mos përdorni sapun të zakonshëm apo shampo trupi për pastrimin e pjesëve intime. Ato nuk janë formuluar për të ruajtur ekuilibrin acid në mjedisin vaginal. Është mirë të përdoren produkte specifike, të cilat përmbajnë acid laktik apo përbërës të tjerë aktivë, të cilët mbështesin mbrojtjen natyrale në këtë ambient.
  • Përdorni xhel intim apo shkumën intime të paktën një herë në ditë, ndërsa gjatë ciklit menstrual apo gjatë shtatzënisë, kujdesuni që ta përdorni disa herë në ditë.
  • Lani vetëm pjesën e jashtme të organit gjenital. Vagina ka aftësinë të vet pastrohet, kështu që mundohuni të shmangni dushin vaginal.
  • Pas larjes përdorni një peshqir të butë vetjak, të cilin është mirë ta ndërroni çdo 3-4 ditë.
  • Mos përdorni sfungjerët për pastrimin e pjesëve delikate. Ato mbajnë mikroorganizma, të cilat rrisin rrezikun për inflamacione.
  • Pas përdorimit të tualetit, tentoni të fshiheni para-mbrapa në mënyrë që të shmangni transferimin e baktereve nga rektumi drejt vaginës dhe uretres.
  • Bëni dezinfektim të rregullt të tualetit në shtëpinë tuaj apo mjedisin ku punoni dhe mundohuni të shmangni tualetet publike, ose vendosni pecetë higjienike në tualet përpara përdorimit.
  • Bëni kujdes kur zgjidhni pecetat higjienike që përdorni gjatë menstruacioneve apo tamponët. Studime të shumta kanë treguar se një numër i madh produktesh në treg, përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin.
  • Ndërrojini pecetat higjienike çdo 2-4 orë, ndërsa tamponët çdo 3 orë.
  • Shmangni notin dhe larjen në vaskë gjatë ciklit menstrual.
  • Bëni kujdes jo vetëm me shëndetin tuaj intim, por edhe të partnerit. Gjithnjë bëni dush përpara dhe pas marrëdhënieve seksuale.
  • Bëni kujdes për lodrat seksuale pasi nuk janë të përshtatshme për një higjienë të mirë intime.
  • Vishni mbathje të përshtatshme të përbëra nga fibra natyrale, pasi fibrat sintetike rrisin lagështinë dhe temperaturën, duke favorizuar kolonizimin me baktere të dëmshme.
  • Gjatë kohës që jeni në plazh është mirë të thani kostumin e banjës sa më shpejtë, ose ta ndërroni atë, pasi mjedisi i lagësht është shumë i përshtatshëm për jetesën e mikroorganizmave të dëmshëm.
  • Bëni kujdes, pasi shumica e gjinekologëve nuk rekomandojnë përdorimin e deodorantit intim dhe pudrës.
  • Bëni kujdes kur hiqni qimet publike, pasi zona delikate bëhet më favorizuese për infeksione. /revistawho.com
Tags: Migena Gega
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Zbulohet arsyeja që fshihet pas konfliktit të dy reperave më të njohur në botë

Zbulohet arsyeja që fshihet pas konfliktit të dy reperave më të njohur në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera