Ledina Çelo mbetet një prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, edhe pse është shkëputur disi nga skena. Kujtojmë hitet “Të ndjej të huaj”, “Ma ke prish gjumin e natës”, apo “Nesër shkoj”, këngë me të cilën na përfaqësoi në “Eurovision” vite më parë.
Së fundmi, ajo ka hapur arkivat dhe ka postuar një foto të 22 viteve më parë, nga e cila duket se koha nuk ka ecur fare. Ndryshon vetëm ngjyra e flokëve, dhe gjithçka tjetër ka mbetur ashtu edhe sot, pas 22 vitesh.
“London 2000”, ka shkruar ajo krahas fotos. Kujtojmë se artistja jeton në Gjermani dhe është nënë e dy fëmijëve.