• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

‘Kumud’ e serialit ‘Sarasvatiçandra’: Ndarja nga bashkëshorti më ka bërë më të fortë

Jennifer Winget ose e njohur nga publiku shqiptar si ‘Kumud’ personazhi kryesor i telenevolës indiane ‘Sarasvatiçandra’ ka dhënë një intervistë shumë interesante, në të cilën ka treguar shumë për jetën e saj private. Përpara dy vitesh ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj, Karan Singh Grover, dhe për këtë shkak pati edhe një pauzë në karrierën e saj. Në intervistën e dhënë ajo është shprehur se kjo gjë e ka bërë më të fortë dhe është formuar më shumë si person. E pyetur nëse do të mbetet mikeshë me bashkëshortin e saj ajo është shprehur: “E pse jo? Kemi ndarë kaq shumë gjëra me njëri-tjetrin. Çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat e veta. Duhet të njohësh të këqijat e tjetrit, por të fokusohesh tek të mirat, sepse të gjithë kemi të metat tona.”