Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kumud flet për martesën e dështuar në jetën reale, ish burri ka zakon të ndërrojë gratë çdo katër vjet

22/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Kumud flet për martesën e dështuar në jetën reale, ish burri ka zakon të ndërrojë gratë çdo katër vjet

“Saravatiçandra” është seriali televiziv që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, pasi është ndër më të ndjekurit në Indi por edhe në Shqipëri. Historia romantike e dashurisë mes dy personazheve, Saras dhe Kumud është ajo që mban gozhduar pas ekranit fansat e këtij seriali Bollyvoodian. Personazhi i “Sarasvaticandra” luhet nga Gautam Rode, një nga prezantuesit televizivë më seksi indianë, i cili e nisi karrierën në vitin 2000. Partnerja në krah të tij, e cila në telenovelën Sarasvatichandra vjen në rolin e Kumud, quhet Jennifer Ëinget. 31 vjeçarja e lindur në Mumbai të Indisë njihet si aktore e serialeve të famshme dhe prezantuese televizive, por edhe si një ndër femrat aziatike më të bukura në botë. Edhe pse ajo është përfolur për lidhje të fshehtë me partnerin në serial, nuk nguron të flasë për mediat e huaja për martesën e dështuar dy vjeçare me Karan Singh Grover, nga i cili divorcua në vitin 2014. Ajo rrëfen se si ndihet që ka qenë e martuar me burrin që ka zakon të ndërrojë gratë çdo katër vjet.*





Keni qëndruar larg kinemasë për një kohë të gjatë, pse kjo tërheqjë?

Po pse duhet të marr përsipër role që nuk më motivojnë?! Kam bërë një film dhe më pas pushim dhe udhëtime. Behad është rol i ri shumë i vështirë për mua, që po më merr shumë energji, pasi është personazh gri, nën lëkurën e të cilit dua të hyj.


Ti i kontakton vetë kineastët për rolet që të japin ty?

Unë nuk e kam bërë këtë deri më tani dhe nuk e di nëse do e bëj ndonjëherë. Mendoj se puna ime flet vetë.

Flitet se kinemaja është si një lojë futbolli, ku ty të duhet edhe të ndjekësh topin e karrierës. E ke ndier ndonjëherë këtë?

Personalisht nuk kam ndjekur asgjë dhe askënd në jetë.

A jeni e kënaqur me karrierën tuaj deri më tani?

Ekstremisht shumë. Çdo karakter që unë kam luajtur në kinema më ka dhënë famën dhe vlerësimin e dëshiruar.

Njerëzit të njohin kur kalon në rrugë?

Po, dhe kjo më lumturon. Ne jetojmë për ndjekësit tanë.

Të ka ndodhur që të sulmohesh nga fansat?

Kolegëve të mi po. Ndërsa unë fatmirësisht, nuk kam pasur ndonjë përvojë të tillë të keqe. Siguria rreth meje ka qenë e mirë dhe njerëzit kanë qenë të ndjeshëm.

Intervista do të ishte e paplotë pa ju pyetur për ish-bashkëshortin tuaj, Karan Singh Grover, i cili tani është me Bipasha Basu. Si ndjehesh?

U uroj atyre fat të mirë! Për mua personalisht martesa është një marrëdhënie e bukur.

Nuk të dhemb fakti që ai tani është një femër tjetër?

S’do të na dhembë gjithmonë. Ne vetëm një jetë kemi, gjërat ndodhin dhe njerëzit lëvizin përpara. Ne nuk duhet të mendojmë për të kaluarën.

Mediat sociale kanë evidentuar faktin se Karan e ka zakon të martohet çdo katër vjet, siç ka bërë me Shraddha Nigam në vitin 2008, Jennifer Ëinget pra ju në vitin 2012, Bipasha në vitin 2016. Çfarë këshille do i jepje gruas së tij aktuale Bipasha?

Pse duhet të kem një këshillë për të? U uroj atyre lumturi në aq vite sa do kalojnë bashkë!

Hidhërohesh kur të përmendim Karan?

Absolutisht jo. Karan dhe Bipasha janë dy njerëz të bukur dhe u uroj atyre vërtet një jetë të bukur nga thellësia e zemrës sime.

Nëse të ndodh të përplasesh me ta do i përshëndesësh?

Pse jo?! Ata janë persona të mirë dhe unë jam e bukur shumë në shpirt.

Nuk e vazhdoj jetën me urrejtje.

Mendon se ti u tregove e nxituar në martesën me Karan? Të vjen keq për këtë?

Nuk pendohem për asnjë ditë të vetme në jetën time. Nuk pendohem për asgjë në jetën time. Jeta është plot me përvoja. Meshkujt vijnë dhe shkojnë e të mësojnë për të shkuar përpara. Kjo është jeta, ka ulje-ngritjet e veta.

Eksperienca e divorcit të ka bërë të tregohesh më e kujdesshme me njerëzit që afron në jetë?

Jo, sepse unë e dua jetën time më shumë tani. Unë e di se e ardhmja ime është e bukur. Frika e vdekjes nuk duhet të na ndalojë që të jetojmë.

Jeni të hapur për të rënë në dashuri dhe për t’u martuar përsëri?

Sigurisht. Ashtu si e thashë më sipër martesa është një gjë e bukur, kështu edhe dashuria. Të gjithë duhet ta përjetojnë magjinë e martesës.

Ishit shumë filozofike në këtë intervistë, sidomos në gjysmën e dytë.

Po shpirtërore a jeni?

(Qesh) Unë nuk kam qenë ndonjëherë në male për tu ulur e për të medituar, por unë kam filozofinë time të jetës që të bën të jesh mirë me veten. Ajo që di me siguri është që nëse ju jeni të mirë për njerëzit, ata do të jetë të mirë për ju./Story

Tags: kumudMartesesarasvaticandra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
FOTO/ Majk njësoj me Justin Bieber, çmimi i palltos do iu shokojë

FOTO/ Majk njësoj me Justin Bieber, çmimi i palltos do iu shokojë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera