Ditën e sotme, përmes një statusi në “Facebook”, këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka treguar se ka humbur një njeri të dashur të familjes, vjehrrrin e tij. Ai i kërkon të gjithëve ta kujtojnë me lutje, pasi ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç e do tradita. “Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!
Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!”, shkruan Sidrit Bejleri.