Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Trump bëhet gjysh për të 11-tën herë, vajza e tij sjell në jetë një djalë 16/05/2025
Bella Hadid: Puna gjatë ciklit menstrual duhet të konsiderohet e jashtëligjshme! 15/05/2025
Vlera marramendëse e bizhuterive të Kim Kardashian në gjyqin e saj në Paris! 15/05/2025
Zbulohet data e Miss Universe Albania Kosovo 2025 15/05/2025
Alba dhe Limi shfaqen bashkë pas daljes nga Ferma VIP 15/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Kur DITËLINDJA kthehet në ‘BABYSHOWER’. Kristina Neranxi mbledh miqtë dhe zbulon emrin e djalit (Fotot, detajet dhe dhuratat)

28/05/2017
in Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Kur DITËLINDJA kthehet në ‘BABYSHOWER’. Kristina Neranxi mbledh miqtë dhe zbulon emrin e djalit (Fotot, detajet dhe dhuratat)

FOTOT: Altin Çelmeta





Mbrëmja e djeshme ka mbledhur në një prej ambienteve më të bukura të Tiranës, miqtë më të dashur të sipërmarrëses Kristina Neranxi, e cila mirëpriti në “Divina Boutique Hotel” 50 të ftuarit e saj ekskluziv. Dy festa në një, ku veç ditëlindjes së vajzës së vogël të themeluesit të kompanisë “Neranxi” (Kristinës), festa e vërtetë do të ishte ajo e “BabyShower”, në pritje të djalit të parë të biondes bukuroshe.


Tarraca e dekoruar nga “Class by Alketa Vejsiu”, na zbuloi ende pa mbërritur të ftuarit e parë kodin e veshjes për atë mbrëmje. Njësoj si mami e ardhshme Kristina (e cila u vesh nga Miranda Dupi), edhe të ftuarit duhej të ishin veshur në nuancat e të bardhës ose bojëqiellit… Sepse torta, ëmbëlsirat, tullumbacet, pijet jooalkoolike, lulet e “Back Drop Flowers Albania”, thuajse të ftonin në ‘dhomën’ që mami Kristina dhe babi Renato po përgatisin për të voglin e tyre, që, që ta dini, ia kanë zgjedhur tashmë edhe emrin. “Gabriel” do të quhet fruti i dashurisë së tyre, që në hebraisht nënkupton shprehjen “Zoti është forca ime”, ndërsa në kultura të tjera njihet si engjëlli i dërguar prej tij.




Me ardhjen e të ftuarve të parë nisën të zbuloheshin edhe dhuratat. Shumica prej mysafirëve i kishin përqëndruar të gjitha energjitë në zgjedhjen e një dhurate sa më të bukur për Gabrielin, që pritet të vijë në jetë pas pak javësh. Ajo që ra në sy që në fillim ishte një kompozim me 1000 trëndafila nga babi i Grabielit për mamanë e ardhshme Kristinën, në të cilat shkruhej emri i saj dhe i djalit që pritet të lindë.

Për të ftuarit veç pijeve u shërbye edhe një banket i përgatitur nga Alfio dhe Indriti, dy masterchef-at e restorant “Divinës” si dhe përgjatë gjithë mbrëmjes pati muzikë latine me balerinë profesionistë që i shoqëronin të ftuarit. / revistawho.com

 

Tags: babyshowerbebidetajedhuratadjalefotoKristina Neranxishtatzenesipermarresja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Prit pak! Shumë shpejt do të lexojmë librin e Heidit?!
Breaking News

Prit pak! Shumë shpejt do të lexojmë librin e Heidit?!

14/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Pas mitingut, 50 mbështetës të PD përfundojnë në spital. Dyshohet për…

Pas mitingut, 50 mbështetës të PD përfundojnë në spital. Dyshohet për...







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera