Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një prej çifteve më simpatike të showbiz-it shqiptar. Prej më shumë se dy vitesh janë prindër të një vajze, Poit, teksa të dy janë shumë aktivë me aktivitetet e tyre të përditshme. Ledri me koncerte dhe këngë të reja, nga ana tjetër Sara me bashkëpunime dhe së fundmi edhe me angazhimin në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Ajo triumfoi në edicionin e parë të “Dancing with the stars”, ndërsa nuk i lë pa përgjigje edhe ndjekësit e saj në “Instagram” për të rejat më të fundit. Por diçka që e shton kuriozitetin është edhe dasma. A do të kemi dasmë së shpejti mes Ledrit dhe Sarës. Në një intervistë së fundmi Ledri e ka dhënë një shenjë, por paska një kusht me rëndësi.
“Kur do kemi dasmë nga ti”, është pyetur nga gazetarja.
“Unë a? Ka kohë, ka kohë, të bëjmë edhe një fëmijë njëherë”, është përgjigjur Ledri. Epo planet për dasmë qenkan pas planeve për zgjerimin e familjes. Nuk është çudi që viti 2024 të sjellë një motër ose vëlla për Poin.








