Mesa duket çdo gjë është gati për të sjellë sërish në ekranet e kinemasë vazhdimin e sagës erotike. Ngelet akoma e pazbuluar se cilët do të jenë aktorët e rinj, megjithatë tashmë ka një datë për lançimin e tij. ‘Universal’ ka bërë të ditur iformacione të pakta si ajo e datës së daljes të filmit në kinema që përkon me 10 shkurtin e vitit 2017, ndërkohë që libri i fundit do të dalë në treg më 9 shkurt të 2018-ës.
Shkrimtarja ka mbetur e pakënaqur nga realizimi i flimit të parë dhe ka kërkuar ndryshimin e aktorëve. Ajo ka vendosur që skenografi të jetë bashkëshorti i saj Niall Leonard dhe regjisor James Foley.