Billie Eilish dhe Rosalia u bënë bashkë për një projekt të cilin kanë vendosur ta quajnë “Lo vas a olvidar” (do të harrosh). Kënga u publikua 20 orë më parë në ‘Youtube’ dhe deri më tani është konsideruar një hit i padiskutueshëm nga të gjithë ndjekësit e Billie dhe Rosalia. “Lo Vas a Olvidar” është një prodhim i muzikantit dhe tekstshkruesit, Finneas, i cili është dhe vëllai i Billie Eilish. Kënga është kolonë zanorë e sezonit të dytë të serialit ‘Euphoria’, ku pjesa e dytë do të ketë protagoniste personazhin Jules, luajtur nga Hunter Schafer.
Projekti është më i qetë nga çfarë ndjekësit kanë pritur, duke përshtatur kështu dy zëra si Billie dhe Rosalia. Deri më tani ajo numëron 8 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe pritet të kryesojë toplistat muzikore në të gjithë muajt e ardhshëm./revistawho.com








