Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Kur fëmija bën pyetjen që (pothuajse) çdo prind e shmang!

24/03/2025
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Kur fëmija bën pyetjen që (pothuajse) çdo prind e shmang!

Little boy sitting on chair at the table raises his hand up, the boy answers the question, preschool education


Kur një fëmijë pyet se si ka ardhur në jetë, shumë prindër dhe mësues e gjejnë veten të pavendosur për t’iu përgjigjur. Lira Gjika thekson rëndësinë e trajtimit të këtij misteri me ndershmëri dhe qartësi, duke shmangur heshtjen apo shmangien e temës.





“Është shumë e çuditshme se si fantazia prodhon sharje dhe etiketime pa fund për aktin e ngjizjes dhe kur vjen puna tu tregojmë fëmijëve se si vijmë në jetë heshtim, madje i themi fëmijës ‘turp nuk pyetet për këto gjëra.’ Me dashje padashje, e lemë fëmijën në duart e ‘rrugës’.”

Gjika thekson se ky lloj qasjeje i lë fëmijët të zbulojnë informacionin nga burime të pasigurta dhe shpesh të pasakta.


“Ende në shkolla nuk tregohet bukur akti seksual si akti i rigjenerimit dhe ngjizjes së jetës. Flitet me nënkuptime sikur të jetë turpi më i madh edhe pse kemi ardhur të gjithë pa përjashtim nga akti seksual.”

Gjika u bën thirrje prindërve dhe mësuesve të jenë të hapur dhe të ndihmojnë fëmijët të kuptojnë këtë aspekt të jetës në mënyrë të natyrshme dhe të shpjeguar me kujdes.

“Prindër, mësues, tregojani bukur të vërtetën e jetës.”

Ajo e përshkruan konceptin e ngjizjes si një mister të mrekullueshëm që nuk duhet banalizuar.

“Sesi nëpërmjet tjetrit dhe aktit seksual ne çlirojmë energjinë e jetës dhe realizohet ngjizja e saj, japim dhe marrim apo dhurojmë dhe na dhurohet vetja që të arrijmë te ky mister. Misteri se si bashkohen dy mikroorganizmat fillestarë dhe shkrihen në një jetë të re.”

Sipas saj, është paradoksale sesi në rrugë dhe në media përdoren shprehje dhe përmbajtje vulgare për aktin seksual, ndërkohë që thelbi i tij si një proces natyror dhe i rëndësishëm nuk shpjegohet siç duhet.

“Në rrugë dëgjon gjithfarë banalitetesh për zonën seksuale dhe aktin e ngjizjes sa gati po ia shuajnë atë çfarë përfaqësojnë.”

Në përfundim, Lira Gjika nxit të rriturit të largohen nga turpi dhe të trajtojnë edukimin seksual me ndershmëri, duke u dhënë fëmijëve njohuritë e duhura nga burime të sigurta dhe të besueshme!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
Next Post

Një çift i ri po krijohet në Hollivud dhe fansat mezi presin konfirmimin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera