Duket se të flesh e përqafuar me personin e zemrës është një gjë e mirë për shëndetin. Studiuesit e Universitetit të Pittrsburghit sipas hulumtimeve të tyre kanë zbuluar së fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit gjithashtu zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj.
Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oksitocinë, që është hormoni i dashurisë i cili është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe përshpejtimin e metabolizmit tuaj.







