Këngëtarja e njohur Lily Allen në podcast-in “Life’s A Beach” të Alan Carr, ka folur për jetën private, por dhe atë intime.
Ajo u ndal te hera e parë që kreu marrëdhënies seksuale me një djalë.
Gjithçka ka ndodhur kur ishte me pushime me familjen, aty ku pati eksperiencën e parë në jetë dhe i ati kishte telefonuar policinë kur ka mësuar se ajo kishte humbur virgjërinë kur ishte vetëm 12 vjeçe.
“Isha me pushime me babanë dhe vëllain tim Alfie. Shkova në dhomën e hotelit të atij djalit dhe sigurisht nuk u ktheva në dhomën time. Fjeta gjithë ditën atje”, zbuloi Allen, duke shtuar se babai i saj i shqetësuar se diçka i kishte ndodhur vajzës, kishte lajmëruar policinë.
“Menduan se kisha humbur vërtetë. U zgjova dhe policia ishte në të gjithë hotelin. Ata po pastronin plazhin dhe pyesnin: ‘A ishin këto gjërat që ajo kishte veshur?’ Nuk kisha zemër t’iu tregoja se thjesht kisha shkuar të humbisja virgjërinë. Ishte e gjitha pak traumatike dhe unë nuk kam bërë seks për një kohë të gjatë pas kësaj”, rrëfeu ajo.








