Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kur jeta kthehet në këngë, këta janë artistët shqiptarë që na kanë frymëzuar me historitë e tyre

27/02/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Kur jeta kthehet në këngë, këta janë artistët shqiptarë që na kanë frymëzuar me historitë e tyre

Rruga drejt famës dhe suksesit nuk është e lehtë për asnjë. Është një rrugëtim i gjatë që shoqërohet me shumë sakrifica, mbyllje dyersh apo bërryla, megjithatë kushdo që arrin majën e di se çdo vuajtje ja vlen në fund. Edhe personazhet e njohur që sot kanë me mijëra admirues, nuk e kanë pasur rrugën të shtruar me florinj, por ja kanë dalë gjithmonë mbanë pas çdo sfide. Jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë në fillimet e karrierës, por kjo nuk i ka penguar për të ecur përpara. Një pjesë prej tyre kanë zgjedhur që këtë gjë ta shprehin edhe nëpërmjet asaj gjëje që dinë të bëjnë më mirë, këngës. Disa artistë shqiptarë nuk e kanë pasur problem të ndajnë me të gjithë historinë e jetës së tyre, që pse jo të kthehen edhe në burim frymëzimi për të të rinjtë e tjerë plot ëndrra.





Mozzik – Nana

Në këngën në të cilën falënderonte prindërit e tij, në veçanti nënën për të gjitha sakrificat, Mozzik ka zbuluar edhe një pjesë të jetës. Reperi ka treguar se familja e tij nuk ka pasur shumë mundësi financiare, por më pas falë punës së tij arriti suksesin bashkë me vëllain, duke bërë krenarë edhe prindërit.


Fero – Bona Fam

Artisti i ri arriti që brenda pak viteve të shndërrohej ndër reperët më të pëlqyer në trojet shqiptare. Pavarësisht se u duk se famën e fitoi shumë lehtë edhe për Feron nuk ka qenë aspak e lehtë rruga drejt suksesit. Në këngën e tij “Bona fam”, Fero falënderon të gjithë njerëzit që nuk e ndihmuan e që sot e shikojnë duke kapur majat e suksesit.

Tayna – Ring, Ring

Jo të gjithë kanë pasur besim tek Tayna në fillimet e karrierës së saj dhe pikërisht këtyre njerëzve reperja vendosi t’ju dedikonte një këngë. Në ‘Ring, Ring’, Tayna rrëfen gjithë jetën e saj dhe se si e shohin sot të njëjtët persona që dikur qeshnin me të dhe ëndrrat e saj.

Majk – Nuk dorëzohna

Të gjitha vështirësitë në rrugën e suksesit, Majk vendosi t’i shpaloste në një këngë. Në “Nuk dorëzohna” reperi tregon se ka pasur shumë ambicie që i vogël dhe sa falë forcës për të ecur para ka bërë realitet çdo ëndërr të tij.

Dylan – Karma

https://www.youtube.com/watch?v=KvpLPIXH0as

Artistët e rinj e kanë të vështirë të gjejnë të hapur një portë për të vazhduar rrugën drejt famës, por një njeri me ëndrra nuk mundet ta ndalë asgjë. I tillë është edhe rasti i Dylan Rekës, i cili u prezantua me këngën “Karma” në “Festivalin e 57-të të Këngës”, për të frymëzuar çdo të ri që nuk mundet të gjejë një mbështetje për të ecur përpara. /revistawho.com

Tags: dylan rekaferooofrymezimjetekarriereKengeMajkmozziktaynaveshtiresi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Next Post
Fifi udhëton me autobus si të gjithë ne: Nuk dua të veproj si një diva fallco

Fifi udhëton me autobus si të gjithë ne: Nuk dua të veproj si një diva fallco








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera