Këngëtarja Egli Tako, e cila së fundmi është bërë pjesë e spektaklit Big Brother VIP, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi ndarjen nga aktori i humorit, Olsi Bylyku. Pas një lidhjeje që zgjati pesë vite, Egli shprehet se ka vendosur të fokusohet tek momentet e bukura dhe të ruajë respektin për ish-partnerin e saj.
“Kam zgjedhur të mos ndajë detaje, nuk e kam bërë dhe atëherë kur ziente dhe vlonte gjëja. Kam respekt. Kam zgjedhur mirënjohjen. Domethënë kur njerëzit, kur ju bëni 1000 mijë të mira dhe bëni 1 të keqe dhe ata mbajnë mend të keqen, unë kam zgjedhur të jem ky njeriu që do mbaj mend këto të mirat dhe atë të keqen do ta mbaj këtu në veten time gjithmonë,” tha Egli.
Ajo theksoi se, pavarësisht faktit që lidhja e tyre ishte publike, ndjenjat dhe marrëdhënia mbeten private për të, një pjesë e jetës që ajo e konsideron të shenjtë.
“Për mua, marrëdhënia ime është private, nuk është jeta publike. E konsideroj të shenjtë dhe e ruaj për respekt të pesë viteve që kemi kaluar bashkë, për dashurinë dhe kujtimet e bukura,” shtoi këngëtarja.
Egli gjithashtu reflektoi mbi kohën e ndarjes, duke theksuar se ndoshta ishte më mirë që ndarja ndodhi para se marrëdhënia të avanconte në një martesë apo krijimin e një familjeje.
“Më mirë tani se sa më vonë. Jam falënderuese që nuk ndodhi ardhja në jetë e një fëmije apo ndonjë martese. Kemi folur për martesë, por nuk kishim bërë plane konkrete. Ndoshta kemi qenë të rinj ose ndonjëherë lodhesh nga marrëdhënia kur shikon që sjell më shumë stres se kënaqësi. Pesë vite janë një kohë e gjatë,” përfundoi ajo.
Me këto fjalë, Egli Tako tregoi një qasje të matur dhe të kujdesshme ndaj një periudhe të rëndësishme të jetës së saj, duke reflektuar mbi përvojën me qetësi dhe mirënjohje.