Luiz Ejlli nuk lë rast pa treguar se është një romantik i pandreqshëm! Këngëtari i njohur ka surprizuar bashkëshorten e tij, moderatoren Kiara Tito, duke i kënduar nga dritarja poshtë pallatit – një skenë që të kujton filmat e dashurisë klasike.
Momentin e ëmbël e ka ndarë vetë Kiara në Instagram, ku shihet duke qeshur e lumtur, teksa dëgjon serenatën e Luizit nga lart. Ajo e shoqëroi videon me një mbishkrim që bëri menjëherë xhiron e rrjeteve:
“Nëse nuk të këndon burri nga dritarja, a është dashuri e vërtetë?”
Çifti i njohur, që prej lidhjes së tyre publike e deri te martesa, vazhdon të mbetet një ndër më të komentuarit në showbiz, duke dhuruar herë pas here skena të ëmbla si kjo, që fansat i adhurojnë.
Me sa duket, Luizit i pëlqen të mbajë gjallë romancën – dhe nuk ka mënyrë më të bukur sesa një këngë që shpërthen nga zemra… direkt nën dritaren e gruas së tij.








