Katër orë ndarje çmimesh, plus parakalimet në tapetin e kuq, plus after-party, ky është Oscars dhe çdo event tjetër i përmasave të mëdha. Mirëpo kur je edhe mama me fëmijë të vogël, orët e stërgjatura të netëve pa gjumë bëjnë që të të zërë gjumi edhe në Oscars. Kështu i ndodhi modeles, Chrissy Teigen. Ajo u kap nga kamerat duke marrë një sy gjumë në shpatullën e bashkëshortit, John Legend. Foto e saj po bën xhiron e internetit dhe modelja e tërhoqi edhe njëherë vëmendjen./revistawho.com