Nisi si një mbrëmje romantike, por mbaroi me ndarje. E kemi fjalën për Albën dhe Limin në Ferma VIP. Në një darkë romantike, të dy shprehën dëshirat, por duket se Limi e kishte vendimin e marrë.
Ai tha se të dy kanë nevojë për hapësirë. “Ty ta do b*tha, jo zemra”, i tha pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai. Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke bërë që Alba të shpërthente në lot.








