1 vit më parë, Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku sollën në jetën fëmijën e tyre të parë. Çifti u bë prindër të një vajze që vendosën ta quajnë Ajka. Edhe pse Xhensila dhe Besi e mbajtën të fshehtë pamjen e vogëlushes deri sa mbushi 1 vjeç, ata kanë ndarë shpeshherë eksperiencën e tyre si prindër të rinj me publikun në rrjete sociale. Si përshembull, Besi ka treguar se si e vë Ajkën në gjumë, ka zbuluar se ka mësuar përmendsh çdo këngë fëmijësh, apo se është kthyer në një ‘shtëpiak’ që ndihmon Xhensilën me punët në shtëpi. Ditën e sotme, atij i është shtuar një tjetër ‘problem’ që lidhet me televizorin. “Kur nuk ke asnjë mundësi të shohësh gjë tjetër në televizor”, ka shkruar Besi, teksa dukej duke parë kukullat e famshme “Johny Johny, yes papa” që me siguri janë të preferuarat e Ajkës. Në ditëlindjen e saj, Xhensila dhe Besi bënë një dedikim për vajzën e tyre ku u zbuluan se jeta e tyre kishte ndryshuar rrënjësisht, por dhe kishin mësuar shumë gjëra të reja nga Ajka./revistawho.com