Shumë herë e kemi gjetur veten në biseda nga të cilat duam të zhdukemi.
Meghan Markle është “kapur mat” në shumë situata të tilla dhe e dini çfarë ka bërë?
Në dallim nga princ Harry, i cili në ngjarjet publike zakonisht e rrëmben biseda me të pranishmit, gruaja e tij duket se është më e qëndrueshme me kohën që ata kanë në dispozicion.
Sipas ekspertit të gjuhës së trupit, Jesús Enrique Rosas, Meghan Markle ka një sinjal sekret që përdor për t’i thënë Harry-t se kur duhet të ndalojë së foluri. Në veçanti, ajo bën një lëvizje shumë delikate, duke prekur të shoqin dhe duke i kujtuar se ata duhet të vazhdojnë.
Sipas ekspertit Meghan Markle e kishte përdorur këtë shenjë disa herë kur ishin ende duke punuar si pjesëtare aktive të familjes mbretërore në raste të ndryshme, si për shembull së fundmi në gala të mbajtur në Nju Jork disa muaj më parë, si dhe në intervistën e tyre që dhanë për Oprah Winfrey. Nuk është ide e keqe!








