Serioziteti dhe eleganca janë dy komponentë që shkojnë shumë përshtat njëri-tjetrit, por ndonjëherë është e vështirë të gjejmë raste kur përputhen në perfeksion. Sigurisht që puna më e madhe për të arritur elegancën dhe seriozitetin varet nga përzgjedhja e veshjes dhe kombinimi i tyre me aksesorë. Kemi thënë shpesh se zgjidhja për kombinimet e veshjeve gjendet pikërisht tek personazhet e njohur, kryesisht ato të ekranit dhe për këtë rast mund të “vidhni” disa ide nga 3 moderatoret: Rudina Magjistari, Bieta Sulo dhe Jonida Shehu.
Të treja këto figura i kemi parë gjithmonë brenda kornizave të seriozitetit, për vetë faktin se veshjen duhet ta përshtatin me formatin e tyre televiziv. Ato janë shfaqur gjithmonë shumë elegante dhe për këtë kanë arritur të fitojnë edhe simpatinë e publikut. Në përzgjedhjen e tyre të përhershme ka një fustan deri në gjatësinë e gjurit me një palë taka jo shumë të larta apo një kostum serioz, jo domosdoshmërisht në ngjyrë të bardhë apo të zezë.
Përveç kësaj Bieta, Rudina dhe Jonida kanë ditur gjithmonë çfarë aksesori duhet zgjedhur për të mos tërhequr vëmendjen nga vetë veshja dhe për t’u kombinuar sa më mirë me të. Prandaj nëse dëshironi që të fitoni vëmendjen me elegancë dhe seriozitet ne ua dhamë shembullin, tani mjafton vetëm t’i ndiqni. /revistawho.com