Prej disa ditësh Capitali ka treguar se po shijon pushimet e verës pak para kohe, me tempraturat mbi 30 gradë, detin, pishinat dhe gjelbërimin e kudo ndodhur.
Për mos të mjaftuar kjo, këngëtari i ka huazuar të gjithëve sot pak nga mëngjesi i tij, i cili është fiks nga ato që kemi parë vërdallë nëpër ‘Instagram’.
Me tabakanë plot ushqime të shijshme që lundron në pishinë për të mbërritur tek duart e tij. “Mëngjes Instagrami”, ka shkruar këngëtari duke mos lënë vend për shumë komente. Megjithatë pavarësisht se Capitali ka gjetur vetë përshkrimin e duhur, ngacmimet nuk kanë munguar nga ndjekësit dhe miqtë që kanë lënë komente të ndryshme.
Një prej tyre ka bërë edhe pyetjen 1 milion dollarëshe se kush ia bën këto foto dhe video këngëtarit, por edhe kësaj here Capitali i ka shpëtuar me të qeshura. Dhe boll me pyetje, shijoni pamjen e mëngjesit ideal në ‘Instagram’ që sot e serviri Capitali./revistawho.com
View this post on Instagram








