Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Kur VIP-at shqiptarë dështojnë me photoshop-in

21/12/2015
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Kur VIP-at shqiptarë dështojnë me photoshop-in

Duket pak e çuditshme që në vitin 2015 photoshop-i vazhdon të bie në sy për keqpërdorim, duke bërë kështu lajm për një pjesë të mirë të VIP-ave . Si duket përdorimi i shpeshtë i tyre ka bërë që njëherë në kaq edhe të gabojnë. Por fansat kanë qenë symprehtë, ndaj dhe fotot ku është abuzuar me photoshop-in nuk kanë kaluar pa u komentuar.





Revista Anabel ka bërë një klasifikim të dështimeve më të bujshme përgjatë 2015-ës që të famshmet tona kanë bërë me photoshop-in.

Luana Vjollca


Luana-Vjollca1

Bashkë-moderatorja e ‘Pa Limit’ në “Top Channel” është përballuar me kritikat e fansave për një nga foto e realizuara në një set fotografish për një nga revistat shqiptare. Menjëherë sapo fotoja është hedhur në Instagramin e saj, ndjekësit e shumtë kanë spikatur se sandalen e majtë, Luanës nuk i duken gishtat e këmbës. Të jetë si pasojë e photoshop-it apo e reflektimit të sandales.

Aurela Hoxha

Aurela-Hoxha1

Modelja shqiptare Aurela Hoxha këtë verë në një nga shumë fotot e publikuara në rrjetin social Instagram u akuzua për përdorimin e photoshop-it. Fansat e kanë kritikuar Aurelën se në përpjekje për të lakuar belin dhe zmadhuar të pasmet, ajo ka deformuar bordurën e pishinës, personin dhe pallatet që gjendeshin pas saj.

Enca Haxhia

Enca-Haxhia

Kjo është një ndër fotot më të përfolura të këngëtares së re, Enca Haxhia, e cila në fillim të nëntorit publikoi linjat e saj trupore, veshur me një palë bikini ekstravagante ngjyrë blu. Kjo foto nxiti menjëherë reagimin e fansave të shumtë të këngëtares që përpos ofendimeve që hodhën ndaj saj, e akuzuan se kishte përdorur photoshop në përpjekje për të ndryshuar format e saj të kolme trupore. Megjithatë Enca, duket se nuk e vrau mendjen për komentet e shumta!

Fjolla Morina

Fjolla-Morina4

Edhe shoegirl-i nga Kosova nuk i ka shpëtuar akuzave për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj. Fjolla në një nga fotot e postuara pak javë më parë duket se nuk ka parë me vëmendje se në përpjekje për të holluar belin dhe këmbët e saj, ka shtrembëruar parketin e dyshemesë. Kritikat e menjëhershme të fansave e kanë detyruar Fjollën të fshijë foton nga Instagrami.

Albana Osmani

Albana-Osmani

Moderatorja e ‘Top Channel’ do të publikonte një foto të shkrepur në ambientet e palestrës, të cilën pak minuta më vonë do ta fshinte nga llogaria e saj në Instagram. Albana ka rënë pre e akuzave për përdorimin e photoshop-it në foto pasi sipas ndjekësve ka holluar belin e saj më shumë seç duhet, nëse e krahasojmë me shpatullat. Nuk dihet nëse kanë qenë këto kritika që e kanë bërë atë të fshijë foto apo ka qenë thjesht ndryshim mendjeje. Pavarësisht kësaj, vlen të thuhet se Albana në fakt gëzon një bel të hollë dhe ka pohuar për Anabel.al se përmasa e belit të saj është 58 centimetër.

Olta Gixhari

Olta-Gixhari-1

Në korrik të këtij viti, Olta Gixhari ra pre e kritikave të fansave për ekzagjerim me photoshop-in. Në një nga imazhet e publikuara nga aktorja shqiptare, ndjekësit e saj spikatën që një pjesë e makinës në sfond shfaqet dy herë në krahun e saj të djathtë, gjë që i ka bërë ata të mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të përpunimit të fotos.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Beyonce dhe Jay Z fitojnë çështjen gjyqësore kundër këngëtares hungareze

Beyonce dhe Jay Z fitojnë çështjen gjyqësore kundër këngëtares hungareze








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera