Kostum serioz apo modern – Si ju pëlqen të visheni? Nuk ka rëndësi, sepse mjafton të hyni në profilin e Sarah Berishës në Instagram dhe frymëzoheni aty. Ish-banorja e Big Brother VIP dhe fashion blogerja duket se i preferon shumë kostumet, që nga klasiket e deri tek ato me stil e plot ngjyra. Për në punë, për një dalje me mikeshat, për një darkë ose edhe thjesht për disa foto të bukura Instagrami, hidhini sytë tek këto foto të Sarës të cilat jua sjellim më poshtë dhe do e dini ç’të vishni herës tjetër.