Justin Bieber i ka dhënë fund miqësisë me Kanye West pasi ky i fundit sulmoi Hailey Bieber në rrjete sociale. Në fillim të kësaj jave, Kanye sulmoi Hailey-n pasi ajo mbrojti redaktoren e Vogue Gabriella Karefa-Johnson. Kjo e fundit kritikoi bluzat e Kanye që shkruanin “Njerëzit e bardhë kanë rëndësi” (White Lives Matter), një slogan i përdorur nga njerëzit me ngjyrë. “Justin Bieber merre vajzën tënde para se unë të zemërohem”, tha Kanye kur pa që Hailey doli kundër tij. Burime pranë çiftit thanë për TMZ se Justin dhe Hailey janë të lënduar nga komentet e West sidomos Justin i cili ka qenë gjithmonë një mbështetës i flaktë i reperit.








