Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kur zjarri i Flakës “shuhet” nga lotët, ҫfarë e bëri këngëtaren të përlotet në studio?

20/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kur zjarri i Flakës “shuhet” nga lotët, ҫfarë e bëri këngëtaren të përlotet në studio?

Ka spikatur qysh fëmijë me zërin e fuqishëm dhe ka vijuar të ketë në muzikë një profil të kuruar artistik. Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë, Flaka Krelaani nuk është dyzuar për të bërë muzikë të mirë, për veshin dhe për publikun e zgjedhur, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë muzikë live dhe për kulturën e të kënduarit të vërtetë. Me zjarrin që e karakerizon, Flaka di ta ndezë skenën në ҫdo dalje, aq sa, sapo përmendet emri i saj, gjithҫka ndizet.





 


Prej disa javësh, Flaka ka ndezur skenën e spektaklit YFSF dhe për ҫdo të hënë ka shkëlqyer me performancat e jashtëzakoshme. Nuk ka qenë e thjeshtë të hyjë në lëkurën e ҫdo personazhi, por ka marrë vlerësimet maksimale të jurisë dhe duatrokitjet e pafundme të publikut. Adelina Ismaili, Michael Jackson, Jennifer Lopez, Whitney Houston e shumë të tjerë janë mishëruar në skenën e Tv Klan përmes Flakës dhe të gjithë janë mahnitur nga interpretimi i saj.

Eksperiencën në YFSF Flaka po e shijon jashtëzakonisht: “Është eksperienca më e bukur që kam jetuar…” – tha ajo pasditen e sotme, e ftuar në “Rudina”, në Tv Klan, edhe pse pranon që nuk është aq e thjeshtë të shkëlqesh me lëkurën e personazheve të famshme në vetëm tri minuta: “Është një përgjegjësi e madhe të futesh ҫdo javë në karaktere të ndryshme. Duhet të studiosh ҫdo lëvizje të tyre, të futesh vërtet në karaketer. Sa herë sheh videot dhe interpretimet e tyre, mundohesh që të personalizosh gjithҫka në vetëm tri minuta…” – tregon Flaka.

E pas gjithë këtyre eksperiencave, sigurisht fshihet një mbështetje e madhe e familjes, më të cilën Flaka ka një lidhje të veҫantë. E ëma, Fekrije Krelani, prej 13-vjetësh i ka rritur e vetme tre fëmijët, dy binjakët Qëndrimi dhe Qëndresa, motra dhe vëllai i Flakës, dhe këngëtaren, 6 vjet më e vogël se ata. Por ka marrë një kënaqësi të jashtëzakonshme prej tyre, është një nënë krenare dhe e lumtur, sepse të gjitha sakrificat pas vdekjes së të shoqit ia kanë shpërblyer fëmijët.

Në një video-mesazh të përgatitur enkas për të bijën, pas disa muajve që ajo është transferuar në Tiranë, e ëma e Flakës, i ka shprehur asaj dashurinë dhe krenarinë live, madje duke e ndarë me të gjithë mirënjohjen për të bijën: “Jam shumë krenare për ty, sepse ҫdo sakrificë dhe ҫdo vështirësi, ti e ke kthyer në forcë për të vazhduar përpara…” – i tha ndër të tjera e ëma dhe nuk e pati aspak të vështirë ta përlotte të bijën.

Pas saj, edhe Qëndrimi, i vëllai, gjithashtu i kishte përgatitur një mesazh së motrës duke i shprehur dashurinë dhe krenarinë. Shoku më i mirë i jetës së saj, siҫ e quajti veten Qëndrimi, është dhe do të jetë gjithmonë krahu i djathtë i artistes sa herë ajo të ketë nevojë.

E emocionuar dhe mirënjohëse për gjithҫka që i kanë falur, për mbështetjen në ҫdo hap që ka hedhur në jetë, Flaka e pati të vështirë t’i mbajë lotët, por për të do të mbetet një kujtim i paharruar kjo surprizë e familjarëve, të cilët janë fansat e saj më të zjarrtë./Class

Tags: flaka krelani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Next Post
FOTO/ Afërdita Dreshaj kthehet pas në kohë, shikoni si dukej ajo në fëmijëri

FOTO/ Afërdita Dreshaj kthehet pas në kohë, shikoni si dukej ajo në fëmijëri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera