“Il Sacrificio” është menduar si termi më i përshtatshmë për të përkthyer librin “Kurbani” të Edi Ramës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri nëpërmjet një fotoje të librit të përkthyer në gjuhën italiane, publikuar në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes, me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë”-ka shkruar Rama bashkangjitur fotografisë së librit të tij i cili këtej e tutje do të mund të lexohet edhe në italisht.
Rama është një ndër politikanët që ka zgjedhur t’i japë jetë disa nga pasioneve të tij pavarësisht postit që ka./revistawho.com