Rita Ora na ka zbuluar artistët e saj të preferuar shqiptarë. Ajo postoi në “Instastory” dhuratën e përgatitur për festën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Bëra një playlist të këngëve shqiptare dhe kosovare për të festuar”, ka shkruar ajo.
Në “Spotify” ajo ka radhitur disa këngë, ku e para e listës është e saja, e më pas vjen kënga e Ava Max, Bebe Rexhës, Dua Lipës.
Këngëtarët shqiptarë të preferuar të Ritës janë: Era Istrefi, Finem, Kida, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Nora Istrefi, Dhurata Dora, 2Ton, Ylli Limani etj.
A ka një të preferuar? Mesa duket është Dafina, duke qenë prej saj janë të zgjedhura 3 këngë.









