Ky është rasti kur gjen zbatim fjala “Kurrë mos thuaj kurrë”. Dy reperët shqiptarë, Ledri Vula dhe Noizy kanë qenë armiq të përbetuar të njëri tjetrit për shkak të grindjeve mes klaneve OTR dhe Baba Stars. Por jo vetëm kaq! Veç fyerjeve që i kanë drejtuar njëri tjetrit ndër vite, reperët kanë pasur edhe një përballje fizike pak vjet më parë në Zvicër. Sidoqoftë, kjo i përket të kaluarës, pasi tashmë reperët janë pajtuar. Dy artistët kanë performuar sëbashku në një skenë, saktësisht në një nga klubet e Sarandës. Adrenalina ka qenë në maksimum tek fansat e dy reperëve kur i kanë parë të performojnë në këngët e njëri tjetrit. Prej kohësh konfliktet mes tyre janë sheshuar, duke nisur që nga “Top Fest 12”, ku dy artistët u panë të fotografoheshin bashkë. /Bluetooth