Angelina Jolie ka ndarë një kujtim të veçantë nga fillimet e karrierës së saj në Hollywood, duke i lënë fansat të habitur me sinqeritetin e saj.
Aktorja tregoi për kohën kur ishte pjesë e filmit “The Bone Collector” në vitin 1999, ku luajti përkrah Denzel Washington. Ishte pikërisht për të që Jolie bëri një koment të pazakontë.
Sipas saj, “me Denzel përjetoi seksin më të mirë ndonjëherë”, por jo në kuptimin fizik. Jolie sqaroi se tërheqja vinte nga inteligjenca dhe mënyra se si ai komunikonte.
“Ishte një ndjesi e fuqishme të tundosh dikë me mendjen tënde, ishte diçka shumë tërheqëse,” tha ajo.
Megjithëse skenat me aktorin ishin të veçanta, Jolie kujton se xhirimet e filmit nuk qenë aspak të lehta për të. Ajo pranoi se shpesh ndihej e vetmuar dhe e lodhur, madje kishte momente kur e vinte në dyshim veten. “Filmi gati më çmendi sepse edhe personazhi që luaja ishte shumë i trazuar,” u shpreh aktorja.
Deklarata e saj për Denzel Washington mbetet një nga momentet më të paharrueshme të viteve të para të karrierës së saj në kinematografi.








