Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Kush është kjo vajzë? Super Ilda Bejleri siç nuk e keni parë asnjëherë

25/10/2017
in Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Kush është kjo vajzë? Super Ilda Bejleri siç nuk e keni parë asnjëherë

FOTOT: Armand Sallabanda





Ju e besoni që Ilda Bejleri aq seksi sa është, ka mbetur beqare prej shumë vitesh?! As ne! Po ç’thotë vetë bukuroshja e sportit shqiptar kur e pyesin për dashurinë? Ju ftojmë ta lexoni më poshtë ku veç të tjerash, Super Ilda zbulon detaje për futbollistët që e gjuajnë, buqetat me lule që i shkojnë në redaksi, propozimet e çmendura në mesazhet e Instagramit dhe arsyen se përse shqiptarët e pëlqejnë aq shumë. Më të drejtë ajo pranon: “Jam origjinale dhe dukem seksi edhe me xhaketë!”


Ilda prej më shumë se një muaji ka nisur sezoni i ri televiziv, para të cilit pamë se ti kalove një verë të bukur me pushime, udhëtime… Ishte i vështirë rikthimi në punë?

Të them të drejtën ishte pak, por menjëherë e gjej ritmin pasi u bënë shumë vite që bëj këtë gjë. Thjesht trupit i duhen disa ditë të marrë veten, sepse pushimet janë sa të bukura aq edhe të çrregullta (buzëqesh). E nisa sezonin e ri me emisionin “Zona gol”, një program në fundjavë i cili mendoj që më përshtatet shumë dhe mbi të gjitha është pritur shumë mirë dhe nga shikuesit e “Supersport”.

Je një nga gazetaret më të suksesshme të sportit. Si mendon, pse u pëlqen kaq shumë njerëzve?

Faleminderit! (qesh) Mendoj nga fakti që jam origjinale, jam e njëjta si në ekran ashtu edhe në jeten e përditshme.

Ndërkohë çdo vit në tregun mediatik shtohen figura të reja, vajzash të bukura e të talentuara. Ke bërë një plan për të mbajtur suksesin që ke sa më gjatë?

Nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë besoj që gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurtë për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur.

Nga 1-10, sa të gjuajnë futbollistët?

Hahahah shhhht!

Ka ndodhur deri tani që ndonjëri është “marrosur” pas teje duke këmbëngulur për të pasur diçka më shumë?

Po ua le juve ta gjykoni, dhe imagjinoni…

A kanë ardhur shpesh buqeta për ty në redaksinë e “Supersport”?

Kane ardhur por nuk i kam bërë asnjëherë publike. Buqetat janë gjithmonë të bukura!

Muaj më parë, pamë një angazhim ndryshe tëndin si aktore. Ke plane të tjera në këtë fushë?

Shumë shpejt do e prezantojmë dhe filmin e ri. Mendoj të shijoj atë eksperiencë të bukur që pata mundësinë të përjetoj me aktorë shumë të njohur në Itali, sepse për të thënë të vërtetën ishte diçka fantastike. Hera e parë për mua në një shesh xhirimi, ishte e paharrueshme.

Të kemi parë të raportosh nga stadiumi me veshje shumë seksi. Pse kjo zgjedhje? Është dikush që kujdeset për imazhin tënd?

Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi sepse pothuajse gjithmonë kam patur një xhaketë të veshur. Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo? (buzëqesh)

Sukses ke dhe në Instagram e kushedi sa mesazhe private merr… I lexon të gjitha? Do na e thuash propozimin më të “çmendur” që ke marrë?

Ështe diçka shumë e bukur të kesh tërë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në Instagram, në Facebook pak më pak. Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në Instagram dhe pa pushim.

Prej vitesh tashmë nuk dimë konkretisht asnjë histori dashurie të Ilda Bejlerit. Na rezulton pak e vështirë të besojmë që një vajzë kaq e bukur të jetë vetëm. Do na zbulosh ndonjë sekret?

(qesh) Edhe mua më duket e vështirë ta besoj…/ revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Next Post
Ndryshon ora, ja kur duhet t’i lëvizni akrepat 60 minuta prapa

Ndryshon ora, ja kur duhet t’i lëvizni akrepat 60 minuta prapa








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera