Nicolo Zaniolo, sulmuesi i famshëm i Romës ka nisur një lidhje të re dashurie. Gazeta italiane Chi ka fotografuar futbollistin me parukieren e njohur, shqiptaren Kejdis Bardhi. Nga fotot e publikuara dyshja shfaqen me pushime së bashku në ishullin e Poncës, përballë brigjeve të Napolit. Nicolo, 22 dhe Kejdis, 28 shfaqen të përqafuar, duke lundruar me jaht.
Kejdis është shumë e njohur në Itali mes VIP-ave ndërsa futbollisti ka një djalë të vogël nga lidhja që ka patur me Sara Scaperrotta.