Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kush fshihet pas Adi Hilës, njihuni me bashkëshorten dhe dy vajzat…

22/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Kush fshihet pas Adi Hilës, njihuni me bashkëshorten dhe dy vajzat…

Kompozitorin e njohur Adi Hila, të gjithë e keni parë në programe të ndryshme në ekranin e Tv Klan. Shumë këngë të këngëtarëve të suksesshëm të skenës kanë firmën e Adit në kompozim dhe orkestrim. Por pakkush ia njeh familjen për të cilën ai nuk flet shumë nga ekrani.





 


Kur dëgjuan pothuaj 4 vjet më parë këngën “Falmë”, hera e parë dhe e vetme kur Adi mori mikrofonin për t’i kërkuar ndjesë së bijës për mungesën që kishte bërë në shtëpi, të gjithë e patën të vështirë t’i kontrollonin lotët… Me siguri, dy vajzat e tij,  Meryl dhe Ketlin, e kanë këngën e tyre të jetës dhe krenarinë e të atit. Dhe jo vetëm ato…. edhe Klaudia.

E ftuar sot në studion e “Rudina” në TV Klan Klaudia Hila, regjisorja e njohur e Teatrit të Kukullave dhe bashëshortja e kompozitorit, ka folur për një anë tjetër të familjes Hila. Ndryshe nga sa të gjithë e njohin nga ekrani, Klaudia rrëfeu më shumë për familjen, marrëdhënien me të bijat dhe sakrificat që ajo dhe Adi u është dashur të bëjnë gjatë viteve për të mirërritur dy vajzat.

Si mund të ishte nëna e një djali, ajo nuk mund ta dijë e as ta thotë, por sot, kur Meryl dhe Ketlin janë 21 dhe 15 vjeҫ, Klaudia ndihet një nënë me fat: “Ҫdo prind është i lumtur për fëmijët që ka dhe unë kështu jam. Nuk e kam dhe nuk e di si do të isha si nënë e një djali. Por të edukosh vajza është më ndryshe se të edukosh djem, sepse mendoj se një djalë është më i distancuar nga nëna dhe më i afruar nga babi… Unë ndihem me fat për dy vajzat e mia…”

I është dashur që për vite me radhë të përballet me shumë sakrifica, i është dashur të përballet me ndarjen e vajzës së madhe vetëm kur ajo ishte 16 vjeҫ dhe nuk e ka pasur të lehtë, por për të gjitha ia ka dalë. Ashtu si ajo, edhe Adi.

Meryl, vajza e madhe e ҫiftit Hila u largua për në Amerikë vetëm kur ishte 16 vjeҫ, për studime. Sot, ajo është studente e Mjekësisë dhe me gjithë vështirësitë, modeli që dy prindërit i kanë dhënë gjatë viteve i ka mjaftuar për të pasur ambicie dhe për t’ia dalë me gjithҫka që jeta mund t’i ofrojë. Siҫ tregon Klaudia, koha kur Meryl u largua në Amerikë, ishte si një ndalje fryme për të: “Për Merylin nuk mundesha të vazhdoja asnjë bisedë. Ajo iku në SHBA kur ishte vetëm 16 vjeҫ… Ishte një vendim shumë i fortë, por aspak egoist. Po hiqja një pjesë të mirë nga vetja, sepse lidhja me të ka qenë e veҫantë. Ajo më bëri nënë për herë të parë, ka natyrën time dhe i shikon gjërat me shumë optimizëm…”

Ndërsa Ketlin, vajza 15-vjeҫare ka një histori tjetër. Që nga lindja, e cila nuk ishte aspak e zakonshme. Sot, Klaudia e tregon me të qeshur historinë e lindjes së vajzës së vogël në shtëpi. Ishte koha kur Adi ishte drejtor i festivalit në RTSH: “Adi, atë ditë ishte futur në mbledhjen e Festivalit dhe kishte fikur celularin. Në momentin që doja të lajmëroja dikë, nuk kishim drita. I rashë telefonit të Adit, ndërkohë që po kuptoja se isha gati për të lindur. Një ditë më parë më kishte ardhur edhe vjehrri. Kisha edhe Merylin aty. Duke dashur të qetësoja ata, po e mbaja veten me forcë dhe me shumë shtrëngim. Për fatin tim të mirë, më ngre telefonin kunati, i cili shkoi të merrte Adin që erdhi si i ҫoroditur. Tha po të marr në krahë dhe po të zbres poshtë (meqë nuk kishim drita), por nuk kishte kohë, sepse po e kuptoja se nuk mund të lëvizja dot më. Ndërkohë ishte lajmëruar kryemamia, e cila mori mjekun dhe i tha “jam e detyruar ta përfundoj në krevatin dopio, sepse Klaudia ka mbaruar punë. Kaloi shumë mirë, për fat….” – tregon regjisorja për historinë e lindjes së Ketlin. “Të lindësh në shtëpi, në mes të Bllokut, në Tiranë, në vitin 2001…”  

Sot, të dyja vajzat e ҫiftit Hila janë jo vetëm dy vajza të dashura, por kanë mësuar edhe të falin shumë dashuri. Për këtë, Klaudia dhe Adi janë shumë krenarë, sepse kanë dhënë modelin e tyre të mirë: “Unë kam dhënë modelin tim, modelin e një nëne që ka përballuar mjaft vështirësi, shpeshherë kam mbuluar edhe kohën e Adit për të qenë pranë tyre. Jam natyrë e fortë, nuk jam natyrë që e jap veten. Mendoj se një grua është boshti i një shtëpie, është një mama që duhet të punojë fort…. Vajzat e mia sot janë jo vetëm të dashura, por dinë të dhurojnë shumë dashuri, sepse është ajo që kemi bërë edhe unë e Adi gjatë këtyre viteve….”

Marre nga Class

Tags: adrian hilabashkeshorteFamilje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Next Post
FOTOT NGA FESTA/ Aktori i “Portokalli”-së ka ditëlindjen, mbledh kolegët për drekë

FOTOT NGA FESTA/ Aktori i "Portokalli"-së ka ditëlindjen, mbledh kolegët për drekë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera