Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kush fshihet pas sulmit të sotëm që gati ndali internetin në gjithë botën

21/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kush fshihet pas sulmit të sotëm që gati ndali internetin në gjithë botën

Për më shumë se dy orë, sot në mëngjes, shumë përdorues të internetit në SHBA mezi arrinin të vizitonin faqet e tyre të preferuara.





Gazeta të njohura e rrjete sociale të përdorimit masiv mezi lëviznin. Nuk ishte iluzion e as përkeqësim i lidhjes personale në internet. Problemi ishte shumë më madhor.

Dikush ka sulmuar sot arkitekturën që mban në këmbë sistemin e domeneve të emërtuara apo DNS, pratikisht rrjeti teknik që i çon vizitorët nga adresa e faqes që duan të vizitojnë te serverët që ruajnë përmbajtjen aktuale të atyre faqeve.


Për specialistët e fushës, ky sulm njihet si DDoS dhe do të thotë “refuzim i përhapur i shërbimit” dhe në shënjestër të tij është vënë Dyn, një nga shërbyesit kryesorë të DNS-së. Ajo që ndodh praktikisht është që vizita fallco përmbysin faqet e synuara, duke i ngadalësuar ato e duke e bërë të lodhshëm e nganjëherë të pamundur leximin e tyre nga vizitorët realë.

Dyn ka paralajmëruar se sulme të ngjashme mund të ndodhin përsëri shpejt. Në fakt, kohët e fundit shumë rrjete sociale e faqe interneti kanë përjetuar ngadalësime e shkëputje. Shpesh për arsye sulmesh masive. Duket sikur dikush në mënyrë të organizuar dhe të vazhduar po vë në provë ekzistencën e rrjetit që na lidh të gjithëve.

Sulmet janë shumë më të sofistikuara dhe organizimi e vazhdimësia e tyre ka ngritur dyshime nëse ato janë të sponsorizuara fuqimisht nga dikush.

Disa ekspertë kanë shqiptuar në fakt publikisht dyshimin e parë që i ka ardhur në mendje shumëkujt që ka dëgjuar për këtë dukuri. Që një fuqi shtetërore, mbase Kina ose Rusia mund të jenë mbrapa kësaj lëvizjeje masive për të hetuar në mos sabotuar arkitekturën e rrjetit që ka bashkuar njerëzimin si kurrë më parë në historinë e tij.

Për shkak të ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale amerikane, këto zhvillime të dyshimta teknologjike kanë sjellë vëmendje politike mbi një proces që normalisht do të ishte më shumë temë debati teknik mes specialistësh.

Ironia e këtyre sulmeve është që ndërsa nga një anë ato kërcënojnë mënyrën tonë të përditshme të jetesës, shumë pak nga ne arrijnë të kuptojnë se si kryen këto sulme dhe akoma edhe më pak mund të japin ndonjë ide se si duhet mbrojtur prej tyre.

Në një nga pjesët më dinamike të Shteteve të Bashkuara, verilindja e vendit, duke përfshirë edhe Neë York City-n, sot në mëngjez, njerëzit nuk lexonin dot lajmet, nuk blenin dot në internet, nuk kontrollonin dot llogaritë e tyre bankare, nuk komunikonin dot me punëdhënësit e tyre, nuk fusnin dot lajme, dërgonin mesazhe, mbushnin formularë apo shkëmbenin të dhëna të natyrave të ndryshme.

Çfarë do të ndodhte nëse kjo do të kishte zgjatur më shumë se dy orë? Po nëse zgjerohet përtej kësaj zone kritike ekonomike e politike? Çfarë ndodh nëse qeveritë, pushtetet lokale, shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë, të rendit publik, të sigurisë kombëtare, të nevojave sociale paralizohen?

A ishte kjo e sotmja një provë për një përpjekje shumë më dinake në ditën vendimtare të 8 nëntorit kur të zgjidhet presidenti i demokracisë më të fuqishme të botës?

Miliona njerëz vetëm mund të rrijnë e të kruajnë kokën. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë përgjigje vetë. Do të presim nga ekspertët e rrallë që gjykojnë këto situata dhe nga udhëheqësit e zgjedhur shumë prej të cilëve kuptojnë po aq pak sa ne, në një epokë kur dyshimi mbi institucionet nuk ka qenë kurrë më i madh. /Ruben Avxhiu- illyriapress.com/

Tags: ne te gjithe botenpse u ndal interneti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
Next Post
E RRALLE/ Fansi i dallon nishanin nga “Instagrami”, shpëton kampionin nga kanceri

E RRALLE/ Fansi i dallon nishanin nga "Instagrami", shpëton kampionin nga kanceri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera