Të dalësh për të ngrënë ose për t’u zbavitur me miq me një koktej përpara duket se është gjëja më e lehtë, por më pas kur ulemi rrimë duke përmendur lokalet që kemi parë në Evropë dhe stilin unik që kanë. Me këtë filozofi lindi koncepti i Resto Lounge Sense, një godinë krenare që spikat në rrugën Mustafa Matohiti në qendër të Tiranës fare pranë Piramidës.
Arredimi ia ka arritur qëllimit të miksojë traditën shqiptare me elementët modernë të klubeve më të dëgjuar në botë.
Me një arkitekturë, ku ndërthuren elementët tradicionalë si qilimat apo veshjet popullore me ato modernë, “Sense” është gati të shijohet nga të gjitha shqisat tuaja.

Kështu, kryeveprat artistike të rëndësishme të “veshura” në neon do t’ju kënaqin shikim teksa shijoni kuzhinën fantastike, ku ndërthuret menuja evropiane me atë mesdhetare (kombinim “bombë” shijesh ky). E vetmja gjë që duhet të bëni është të hapni menunë dhe të zgjidhni pjatat me bazë mishi apo peshku, rizoto, pasta, ‘fingerfood’ apo ‘breakfast’ – nuk duhet të shqetësoheni për asgjë tjetër, madje as për cilësinë e gatimit, pasi në “Sense” gatuhet vetëm me vaj ulliri ‘extra-vergine’.

Dikush mund të pyesë, po për të pirë?
Tanimë, nuk duhet të prisni pushimet për të shijuat pije nga vende të ndryshme sepse në Tiranë nuk ju duken po aq të shijshme. Në “Sense” mund të gjeni një prej menuve më të pasura me pije alkoolike dhe analkoolike të gjendura në vend, duke filluar që nga pijet e zakonshme e deri te verërat spanjolle dhe italiane, që vijnë direkt nga kantinat nga ku prodhohen.

Në një hapësirë prej 700 metrash katrorë keni mundësinë edhe të kaloni mbrëmjet e ditët tuaja më të veçanta si festa ditëlindjesh apo mbrëmje si ajo e inagurimit të “Sense” ku morën pjesë emra mjaft të njohur si: Orinda Huta, Turjan Hyskaj, Megi Pojani, Eraldo Rexho, Isida Mollaymeri, Olti Curri, Ori Nebiaj, Anxhela Peristeri, Alesia Bami, Graciano Tagani, Argjira Spanca, Zajmina Vasjari, Arjola Demiri, Atdhe Xharavina.

Një darkë, drekë apo një koktej në këtë vend ekskluziv do të jetë një përvojë që do ta tregoni miqve me fjalë dhe me foto në rrjetet sociale. Ju mjafton të vini dhe të uleni, për të tjerat mendon mendon “Sense Resto Lounge”./revistawho.com






