Ka shumë vlerësime që bëhen ndër vite për ish-këngëtaren e “Spice Girls” Victoria Beckham. Ajo është cilësuar si një nga femrat më me stil të planetit, si grua e fortë, sipërmarrëse e suksesshme, bashkëshorte e denjë etj. Por me siguri përshkrimi që keni dëgjuar më shpesh për gruan e David Beckham është, një femër shumë serioze, ose Victoria nuk qesh kurrë. Si për të treguar se gjithë këto kohë e kemi pasur gabim, ajo na shfaq se të paktën brenda mureve të shtëpisë, di të jetë edhe tip simpatik. Shikoni pak se si e shijon Victoria qëndrimin ‘online’ mbi divanin e saj. As këtu nuk i ka hequr takat.








