Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa video ku shfaqet në studion e ‘Dua të të bëj të lumtur’ duke u përgatitur për programin. Krah këtyre pamjeve ajo ka publikuar dhe një foto me djalin e saj, Jonin, i cili ndodhet pranë moderatores gjatë orëve të punës.
“Edhe dashuria ime e vogël është këtu”, ka shkruar Arbana krah fotove me vogëlushin.
Ajo ka treguar edhe më parë se Joni e viziton herë pas here në xhirimet e ‘Dua të të bëj të lumtur’, që këtë të shtunë pritet të nisë sezonin e ri televiziv./revistawho.com