Donalda Surducku, kushërira dhe mjeke, është e para nga familjarët e Parashqevi Simakut që ka folur publikisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe për peripecitë që ajo ka kaluar.
Në një mesazh dërguar gazetares Mira Kazhani botuar nga TiranaPost, ajo zbulon luftën me problemet shëndetësore të Parashqevisë, divorcin nga bashkëshorti dhe dhimbjen e thellë të nënës së saj, e cila ndërroi jetë e brengosur për fatin e vajzës.
Mesazhi i Donalda Surduckut:
“Përshëndetje, Zonja Mira,
Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe, si pasojë, nuk është shumë e kthjellët.
Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.
Tezja e mamit tim (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë, kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.
Ju falënderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë.”