Tre vite me parë në ceremoninë e martesës së futbollistit Sergio Ramos, të pranishëm ishin edhe David dhe Victoria Beckham. Shefi i njohur i kuzhinës spanjolle, Dani Garcia gatuante asokohe për dasmorët dhe në një intervistë së fundmi ka treguar se stilistja e njohur ia kishte ndryshuar të gjithë menunë.
“Ishte shumë e çuditshme. Ajo donte gjithçka ndryshe dhe që ne t’i shërbenim ekskluzivisht perime dhe kishte disa gjëra të tjera të çuditshme që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Ajo kishte me vete ujë kokosi, një tas me nenexhik dhe një xhel hidroalkoolik që tani është shumë i popullarizuar, por asokohe nuk ishte, sepse ende nuk kishte filluar pandemia e COVID-it”, tregoi Garcia në një emision spanjoll.